All Posts By

admin

Dhurimi i dokumenteve origjinale të jetës dhe veprimtarisë politike, sociale dhe kulturore të z. Reuf Fico

By | Uncategorized

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave organizoi ceremoninë e dhurimit të dokumenteve origjinale të jetës dhe veprimtarisë politike, sociale dhe kulturore të z. Reuf Fico, ish këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brëndshme të Qeverisë së Ismail Qemalit, ish ministër i Punëve të Brëndshme në vitin 1921, ish Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 1929-1931, ish ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi në vitet1933–1936, ish ambasador në Greqi në vitin 1937 dhe ish ambasador në Gjermani në vitet 1938-1939. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin z. Ardit Bido dhe znj. Nahlel Fico e cila dhuroi këto dokumente të cilat kanë vlera unikale për trashëgiminë historike dhe politike të periudhës pas pavarësisë dhe në hapat e para të krijimit të shtetit shqiptar.

“Kemi kënaqësinë dhe nderin e veçantë që sot pranojmë një dhurim të paçmuar në trashëgiminë tonë kulturore, dokumentacionin e një prej personaliteteve më të rëndësishme të viteve 30-të të këtij vendi të z. Reuf Fico. Është një dhurim nga mbesa e Fico znj. Nahlel Fico dhe nga familjarët e tij, që do të mund që për pak kohë pasi të përpunohet të shërbehen dhe të aksesueshëm për publikun. Është e rëndësishme që të japim dy mesazhe në këtë rast.

Së pari, për ti bërë thirrje të gjithë atyre që kanë dokumenta origjinale të personaliteteve të mëdha të këtij vendi në shtëpitë e tyre, që ti dorëzojnë në Arkivin Qendror të Shtetit ku do të ruhen në kushtet teknike dhe profesonale që garanton që ky dokumentacion do të mund ti mbijetoj kohës, dhe mbi të gjitha që dokumentacioni do të mund të jetë lënda e parë për studiuesit në mënyrë që këto figura të ndritura të mundet që të studiohen në dinamikën e tyre të vërtetë dhe në madhështinë e tyre të vërtetë.

Së dyti, për figura të tilla mëdha si Reuf Fico, mbi të cilët janë shkruar shumë pak, është shumë e rëndësishme që mund të hidhet drita mbi bazë të dorëshkrimeve, korrespondencës tyre, të të gjithë dokumentacionit arkivor të cilët ata kanë lënë si memorje të tyre të pa çmueshme. Këto materiale janë mbi 1300 fletë dorëshkrime mbi 2200 fletë shtypshkrime, 358 fletë gazeta, 28 fletë harta, çertifikata familjare,dëshmi deputeti, dëftesë shkolle,licencë avokatie, karta postare, fotografi, negativ fotografish që është shumë e rrallë, të cilat për shumë pak kohë do të jenë të aksesushme për publikun. Dua të falenderoj znj.Nahlel dhe gjithë familjarët e Reuf Ficos për këtë dhurim të paçmuar në trashëgiminë tonë kulturore”, tha z. Bido.

“ Dhurimi i këtyre dokumenteve ishte një amanet shpirtëror i të gjithë atyre njerëzve që nuk jetojnë më. Ka shumë për të parë, ka shumë për të studiuar, ka shumë gjëra dhe shumë fakte që flasin për gjyshin tim”, -tha znj. Fico. E rëndësishme është që bota e ka vlerësuar, dhe tani është momenti që ta vlerësojmë ne historinë e tij, kontributin që ka dhënë.

Ekspozita “Magjia e Gramofonëve”

By | Uncategorized

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar zhvilluan sot në kuadër të VMGJKS ekspozitën Magjia e Gramafonit. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Dr. Ardit Bido dhe Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koci.

“Shqipëria është një vend shumë i pasur dhe pasuria nuk është një vlerë monetare e matshme por është trashëgimia kulturore që i jep vlerë më të madhe këtij vendi. Arkivi Qendror Shtetëror ruan jo vetëm trashëgiminë dokumentare të shtetit shqiptar por ka dhe mjaft objekte muzeale të cilat e pasqyrojnë më së miri këtë lloj trashëgimie. Në kuadër të VMGJKS është dhe kjo ekspozitë në mënyrë që ne të mund t’ i japim publikut sa më të thjeshtë të gjithë këtë pasuri të veçantë të Kombit tonë. Kjo ekspozitë me gramafonë do të qëndroj rreth një javë në Muzeun Kombëtar sepse në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve tona ne kemi vendosur të gjithë këtë trashëgimi ta pasqyrojmë atje ku të gjithë qytetarët e kanë më të lehtë të aksesueshme”- tha z. Bido ku ftoi dhe të gjithë Shqiptarët që kanë mundësi të shijojnë jo vetëm gramafonët por dhe muzikën që luhet me to.

Z. Koçi, falenderoi gjithë të pranishmit dhe në veçanti Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave për bashkëpunimin dhe kontributin në këtë ekspozitë e cila tregon një mundësi më tepër në ndriçimin e Historisë së Shqipërisë. “Në këtë ekspozitë kemi menduar të marrim detaje nga historia sociale e shqipërisë. Kjo ekspozitë do të qëndrojë për një javë e hapur, për ti dhënë mundësi të gjithë qytetarëve, nxënësve të shkolla dhe kujtdo që ka interes dhe dëshirë, të vijnë ta shikojnë këtu në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar”, – tha z. Koçi

“Triditëshi i Yllit të Mëngjesit” – DPA kontribuon me artefakte në ekspozitën e Komisionit Shtetëror

By | Uncategorized

Institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore prezantohen me dokumentet, librat, armët, pikturat dhe veshjet që evokojnë figurën e Skënderbeut nga bashkëkohës dhe jo, në ekspozitën e organizuar nga Komisioni Shtetëror për organizimin e aktiviteteve në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Po ashtu “Skënderbeu” vjen i rrëfyer përmes disa dokumenteve më domethënëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, krahas qindra artefakteve të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Bibliotekës Kombëtare, Muzeut Historik Kombëtar dhe Institutit të Kulturës Popullore.

Ekspozita u hap në datë 17 Janar do të jetë e vizitueshme deri në datën 29 janar 2018, nën kujdesjen e Kryeministrit.

Ekspozitë mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun në Durrës

By | Uncategorized
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” më 18 Janar 2018  prezantuan një ekspozitë me dokumente mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun.
Kjo ekspozitë ju prezantua publikut gjatë konferencës shkencore në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e organizuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”
Të ftuarit e Konferencës pati rastin ti përshëndesë dhe
Dr. Bido, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.