Fototeka

Fototeka e Arkivit Qendror Shtetëror është një njësi e cila është krijuar me fotografi të mbledhura gjatë viteve që nga themelimi i AQSh si dhe nga dhurimet e ndryshme.

Sot Fototeka e AQSh numëron rreth 135.000 fotografi origjinale. Nga këto, rreth 41000 fotografi i përkasin veprimtarisë politike, sociale dhe kulturore të shqiptarëve dhe Shqipërisë deri në vitet 1944; rreth 43.000 fotografi i përkasin fondit të Insitutit Luce, gjatë periudhës së pushtimit Italian, prej të cilave 17.000 fotografi janë ekzemplarë tepër, ndërsa rreth 13.000 fotografi në negative(xham ose film) I përkasin fotografëve të njohur korçarë Vani Burda dhe Thimi Raci.

Fototeka e DPA-së, që deri më tani mund të aksesohej vetëm në sallën e studimit dhe vetëm pjesërisht, është e dyta më e madhe në Shqipëri për fotografitë e periudhës përpara vtit 1944, pas fototekës Marubi.

Fotografitë e ruajtura në AQSh janë të formateve dhe cilësisë së ndryshme. Fototeka ka një skemë klasifikimi e cila përfshin në pjesën më të madhe çdo fushë të veprimtarisë së shoqërisë (jeta politike, lufta, jeta shoqërore, qyteti, arsimi, kleri, etj.)

Mbi 90 të fotografive të sipërpërmendura janë dixhitalizuar dhe do të mund të aksesohen përmes platformës Fototeka Online. Ndërkaq, materialet fotografike në xham dhe në film të Vani Burdës, Thimi Racit etj, po dixhitalizohen përmes bashkëpunimit me Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” dhe pritet që Brenda vitit 100% e fototekës të jetë online. Një sasi shumë e vogël nga këto foto të cilat i kemi ekspozuar edhe në këtë aktivitet  janë paraqitur për publikun edhe më parë,në Shkodër dhe në Tiranë dhe kemi  kemi parë që interesi ka qënë tepër i madh.

Fototeka tashmë është e gjitha online për të gjithë dhe është tepër e thjeshtë për t’u përdorur nga publiku i cili mund të futet nëpërmjet faqes së fototekës te fototeka.arkiva.gov.al/ dhe të shohi lehtësisht të gjithë pasurinë e Fototekës së Arkivit Qendror Shtetëror.