Këshilli i Lartë i Arkivave

Këshilli i Lartë i Arkivave është organ ndërinstitucional vendimmarrës, para të cilit Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave raporton për veprimtarinë e saj. Ky organ mblidhet jo më pak se dy herë në vit. KLA-së ka për detyrë të miratojë strategjitë afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra të zhvillimit të shërbimit arkivor, që kanë të bëjnë me politikën arkivore të shtetit.

KLA-ja përbëhet nga 17 anëtarë, 8 janë punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe 9 të jashtëm. KLA ka në përbërjen e tij titullarët e instucioneve më të rëndësishme në fushën e trashgimisë kulturore dhe akademike. Mbledhjet e KLA zhvillohen pranë mjediseve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Para zhvillimit të çdo mbledhjeje anëtarët e tij njoftohen prej sekretarit për zhvillimin e saj. Atyre u dërgohet rendi ditës dhe materialet përkatëse një javë para zhvillimit të mbledhjes. KLA nxjer vendime të cilat janë të detyrueshme dhe zbatueshme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sekretari i KLA-së zgjidhet me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve. Sekretar mund të zgjidhet anëtari i KLA-së që ka specializim në fushën e arkivave. Ai ushtron përgjegjësinë e kryetarit për drejtimin e mbledhjes së KLA-së në mungesë dhe me urdhër të tij.

KLA-ja miraton, paraprakisht:

a) të gjitha aktet që kanë të bëjnë me strategjinë afatmesme dhe afatgjatë të zhvillimit të shërbimit arkivor kombëtar;

b) projektaktet ligjore e nënligjore që DPA-ja rekomandon, për organizimin dhe funksionimin eshërbimit arkivor kombëtar;

c) “Listën tip” të dokumenteve me rëndësi historike kombëtare, të njësuar në shkallë vendi;

ç) rregullat tekniko-profesionale dhe meto-dologjike të punës me dokumentet (administrative, teknikoshkencore, në figurë, zë, lëvizje, në formë të numerizuar);

d) rregullore me natyrë unifikuese për punën me dokumentet;

dh) raportin e analizës vjetore të DPA-së.