23/8/2024
Lin, ekspozitë për veshjet popullore
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Festivalin e Linit dhe Bashkinë e Pogradecit, ka risjellë për publikun ekspozitën “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve”.
Me rastin e edicionit të dytë të festivalit kushtuar trashëgimisë kulturore dhe historike të Linit, DPA-ja shpalosi në bazilikën paleokristiane veshjet popullore të trevave shqiptare.
Materialet e përzgjedhura nga DPA-ja diktuan larmishmërinë dhe veçoritë e kostumografisë së çdo krahine. Ekspozita u mbajt e çelur mes festimeve tradicionale të zonës në kuadër të Festivalit të Linit, që përfshiu një tërësi aktivitetesh kulturore.