Organizimi i Rrjetit Arkivor

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është drejtuesja rrjetit arkivor kombëtar në Republikën e Shqipërisë. Arkivi Qendror Shtetëror dhe Arkivat Shtetërorë Vendorë janë në varësi administrative dhe profesionale të DPA-së. Ndërkaq, arkivat e tjera janë në varësi metodologjike e profesionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Këto arkiva janë Arkivat e Sistemit dhe Arkivat e Tipologjisë, si arkiva të përhershme dhe sekretari-arkivat e të gjitha autoriteteve publike e institucioneve shtetërore në Shqipëri. Ky rrjet, ruan, përpunon, administron dhe shërben Fondin Arkivor Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Arkiva të Sistemit

(arkivat shtetërore të sistemit që funksionojnë në mënyrë të përhershme pranë institucioneve qendrore fondkrijuese)

Arkiva Private

(arkiva të licensuara për të ushtruar veprimtarinë e arkivit privat)
Albanian Archives shpk
Vendim Nr.7, datë 29.07.2020 i Këshillit të Lartë të Arkivave
Licencë Aktive

Arkiva të së Njëjtës Tipologji

(arkiva që ruajnë, administrojnë dhe shërbejnë materiale dokumentare të një lloji, si psh. Harta, materiale në zë dhe figurë)