Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror

Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH) është nënstrukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që kryen ruajtjen, përpunimin, administrimin dhe shërbimin e dokumentacionit arkivor, sipas përcaktimeve të ligjit “Për Arkivat”.

Arkivi Qendror Shtetëror është i organizuar në 4 (katër) sektorë:
  1. sektori i dokumentacionit përpara vitit 1944,
  2. sektori i dokumentacionit pas vitit 1944,
  3. sektori i ish-arkivit të PPSH-së,
  4. sektori i ruajtjes së dokumentacionit.
Gjithashtu, koordinon veprimtarinë e kësaj strukture me strukturat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe ndërmjet sektorëve që e përbëjnë, ka vendruajtjet e veta, mjediset e shërbimit për publikun dhe studiuesit, laboratorët, zonat e sigurisë. Vendruajtjet qendrore të dokumenteve të Arkivit Qendror të Shtetit (AQSH) janë objekt i rëndësisë së veçantë.

Godinat dhe i gjithë territori i vendruajtjes ruhen nga reparti i policisë i caktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, me detyra dhe rregulla të përcaktuara në rregulloren e brendshme të regjimit të hyrje-daljeve dhe sigurimin e godinave të DPA-së, të AQSH-së dhe ASHV-ve, miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror merr pjesë në përgatitjen e projektrregulloreve e manualeve, për të gjitha nivelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pas konsultimeve në bazë e më gjerë.

Drejtori i AQSH-së ushtron përgjegjësinë e drejtimit operativ të drejtorisë, bashkërendon punën ndërmjet sektorëve të kësaj drejtorie dhe ndihmon funksionimin e efektshëm të tyre,  miraton paraprakisht planet vjetore dhe miraton planet mujore të sektorëve që përbëjnë AQSH-në, bën ndryshimet e nevojshme në përputhje me detyrat e përgjithshme dhe prioritetet e kësaj drejtorie dhe ia paraqet për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, thërret dhe organizon konsulta për nevoja të përmirësimit të mjeteve të kërkimit, të skemave të klasifikimit dhe të topografisë fikse në vendruajtje, unifikon praktikat e punës mes sektorëve të së njëjtës tipologji dhe harton proceset e punës,  propozon urdhra pune për përmirësimin e drejtimit të veprimtarisë së AQSH-së, ndihmon në veprimtaritë publike (ekspozita, botime) të DPA-në, përgjigjet për punën e sektorëve të AQSH-së e të vendruajtjeve të tyre dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave për problematikat e hasura dhe zgjidhjet konkrete, kryen detyrat e përcaktuara nga ligji për eprorin direkt, nivelin e mesëm drejtues, menaxherin e nivelit të dytë dhe detyrime të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

Struktura