Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror

Armando Boçe

Armando Boçe ka përfunduar studimet “Master Profesional” në Arkivistikë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Histori Filologji. Gjatë viteve 2003-2004 ka ndjekur studimet pranë Fakultetit Histori Filologji, Dega Histori. Prej vitit 2008 punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Specialist arkivist në sektorin e Ish-Arkvit të Komiteti Qendror, specialist arkivist në Drejtorinë Rajonale të Arkivit Shtetëror Tiranë. Nga viti 2013-2017 Përgjegjës i sektorit të Digjitalizim dhe Audiovizual, nga maji 2017 e vazhdim përgjegjës i sektorit të Promovimit dhe Komunikimit si dhe i ngarkuar me punët e Drejtorit të Drejtorisë së Evidencës Qendrore dhe Komunikimit.

Pjesëmarrës në Konferenca shkencore me temë historike dhe arkivore brenda dhe jashtë vendit. Autor i studimeve botuar në fletoren Arkivi Shqiptar të DPA dhe Vjetarit të Agjencisë së Arkivave të Kosovës. Armando Boçe ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1980. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

Struktura