Drejtoria e Evidencës, Digjitalizimit dhe Restaurimit

Drejtoria e Evidencës, Digjitalizimit dhe Restaurimit (DEDR) është nënstrukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që ka përgjegjësi mbi evidencimin e fondit arkivor të AQSH-së dhe ASHV-ve, digjitalizimin, inovacionin, mbështetjen teknologjike dhe restaurimin e dokumentave të dëmtuara.

Drejtoria e Evidencës, Digjitalizimit dhe Restaurimit (DEDR) është e organizuar në 4 (katër) sektorë:
  1. sektori i evidencës qendrore
  2. sektori i digjitalizimit,
  3. sektori i mjeteve të informimit,
  4. laboratori qendror i restaurimit,
Drejtoria e Evidencës, Digjitalizimit dhe Restaurimit koordinon veprimtarinë e kësaj strukture me strukturat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe ndërmjet sektorëve që e përbëjnë.  Merr pjesë në përgatitjen e projekt-rregulloreve, manualeve, për të gjitha nivelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, pas konsultimeve në bazë e më gjerë.

Drejtori i Drejtorisë së Evidencës, Digjitalizimit dhe Restaurimit ushtron përgjegjësinë e drejtimit operativ të drejtorisë, bashkërendon punën ndërmjet sektorëve të kësaj drejtorie dhe ndihmon funksionimin e efektshëm të tyre,  miraton paraprakisht planet vjetore dhe mujore të sektorëve që përbëjnë DEDR, bën ndryshimet e nevojshme në përputhje me detyrat e përgjithshme dhe prioritetet e kësaj drejtorie dhe ia paraqet për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, thërret dhe organizon konsulta për nevoja të përmirësimit të mjeteve të kërkimit, të skemave të klasifikimit dhe të topografisë fikse në vendruajtje, unifikon praktikat e punës dhe harton proceset e punës në DEDR, propozon urdhra pune për përmirësimin e drejtimit të veprimtarisë së DEDR-së, përgjigjet për punën e sektorëve të DEDR-së  dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm të Arkivave për problematikat e hasura dhe zgjidhjet konkrete, kryen detyrat e përcaktuara nga ligji për eprorin direkt, nivelin e mesëm drejtues, menaxherin e nivelit të dytë dhe detyrime të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

Struktura