Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse (DFSHM) është nënstrukturë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, që menaxhon dhe administron me efikasitet burimet njerëzore e financiare të DPA-së për të siguruar përmbushjen e misionit të veprimtarisë së saj, si dhe siguron që kjo veprimtari të jetë në përputhje me legjislacionin dhe politikat institucionale.
Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse është e organizuar në 3 (tre) sektorë:

- sektori i financës dhe buxhetit,
- sektori juridik, prokurimeve dhe burimeve njerëzore,
- sektori i shërbimeve të brendshme.
Gjithashtu koordinon veprimtarinë e kësaj strukture me strukturat e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe ndërmjet sektorëve që e përbëjnë dhe merr pjesë në përgatitjen e projekt-rregulloreve, manualeve, për të gjitha nivelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, mbas konsultimeve në bazë e më gjerë.
Drejtori i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse ka këto detyra ushtron përgjegjësinë e drejtimit operativ të drejtorisë, bashkërendon punën ndërmjet sektorëve të kësaj drejtorie dhe ndihmon në funksionimin e efektshëm të tyre, miraton paraprakisht planet vjetore dhe mujore të sektorëve që përbëjnë DFSHM-në, bën ndryshimet e nevojshme në përputhje me detyrat e përgjithshme dhe prioritetet e kësaj drejtorie dhe ia paraqet për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, propozon marrjen e masave për plotësimin e nevojave të DPA-së lidhur me burimet njerëzore, mbikëqyr realizimin e veprimtarive financiare, si dhe hartimin e pasqyrave financiare vjetore, rakordimin dhe përgatitjen e situacioneve progresive me degën e thesarit mbi shpenzimet dhe të ardhurat, si dhe kontabilizimin dhe likuidimin në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore, ndjek procedurat e prokurimit të fondeve buxhetore, duke zbatuar me rigorozitet ligjin “Për prokurimin publik” dhe gjithë legjislacionin në fuqi, kujdeset për administrimin, inventarizimin dhe mirëmbajtjen e pasurive të paluajtshme të DPA-së, përgjigjet për mirëmbajtjen e mjediseve te ruajtjes dhe shërbimit, për sigurimin e pajisjeve, aparaturave, makinerive dhe mirëmbajtjen e tyre, kujdeset për funksionimin e mjeteve të komunikimit, si dhe përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të DPA-së, koordinon punën për shpërndarjen e vlerave materiale në kohë, sipas kërkesave nga sektorët, drejtoritë, thërret dhe organizon konsulta për nevoja të përmirësimit të mjeteve të kërkimit, të skemave të klasifikimit dhe të topografisë fikse në vendruajtje, unifikon praktikat e punës dhe harton proceset e punës dhe kryen detyrat e përcaktuara nga ligji për eprorin direkt, nivelin e mesëm drejtues, menaxherin e nivelit të dytë, nëpunësin zbatues dhe detyrime të tjera të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm.

Struktura
- Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror
- Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror
- Sektori i Dokumentacionit Përpara Vitit 1944
- Sektori i Dokumentacionit Pas Vitit 1944
- Sektori i Ruajtjes së Dokumentacionit
- Sektori i Ish-Arkivit të PPSH-së
- Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve
- Drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve
- Sektori i Inspektimit e Kontrollit Qëndror dhe Trajnimeve
- Sektori i Inspektimit dhe Kontrollit Rajonal
- Drejtoria e Komunikimit
- Drejtoresha e Komunikimit
- Sektori i Edukimit dhe Botimeve
- Sektori i Promovimit dhe Muzeut
- Sektori i Sallës së Studimit dhe Bibliotekës
- Sektori i Kërkesave Social Juridike
- Drejtori i Arkivave Shtetërore Vendore
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Tiranë dhe Durrës
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Fier, Vlorë dhe Gjirokastër
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Elbasan, Berat dhe Korçë