Sektori i Inspektimit dhe Kontrollit Rajonal

Sektori i inspektimit dhe kontrollit rajonal përbëhet nga përgjegjës sektori dhe Inspektorë. Përgjegjësi i këtij sektori parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike, kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre sipas plan- evidencave mujore,  shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm Drejtorin e DIT, mbikëqyr dhe udhëzon inspektorët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme, mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin e DIT-së për mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura,  mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës, drejton, kontrollon dhe ndihmon inspektorët për pasurimin e fondeve arkivore të ardhur nga institucionet dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Inspektorët e sektorit të inspektimit dhe kontrollit rajonal bëjnë Inspektimin për ligjshmërinë dhe standardet metodologjike-profesionale në të gjitha institucionet ku krijohen e ruhen dokumente arkivore, sipas ligjit në fuqi “Për arkivat”, ndjekin dhe zbatojnë  detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për inspektimet, Pezullojnë procese të punës arkivore, kur ato kryhen jashtë kërkesave të akteve ligjore e nënligjore dhe merr masa administrative dhe sanksione ligjore në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, zgjidhin problematikat në fushën e arkivave në rang kombëtar, nëpërmjet përmirësimit të akteve ligjore dhe nënligjore, procedurave dhe akteve të tjera administrative, Organizojnë konsulta e takime me arkivistët dhe titularët e institucioneve të qarkut të tij të veprimit për mbarëvajtjen e punëve arkivore, ndihmojnë në funksionimin e komisioneve të ekspertizës në institucionet vendore, mbajnë kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë ASHV-së së qarkut të veprimit të tij dokumentet e krijuara prej tyre, në afatin e parashikuar nga ligji, asistojnë dhe kontrollojnë përpunimin e dokumenteve të institucioneve të administratës vendore, që përgatiten për t’u dorëzuar në ASHV-në përkatëse dhe merr në dorëzim dhe ia kalon ASHV-së përkatëse dokumentacionin e përpunuar të institucioneve vendore, koordinojnë me specialistin përgjegjës për seminaret për zhvillimin e seminareve për kualifikimin e arkivistëve dhe të punonjësve të sekretari-arkivave të institucioneve shtetërore të qarkut të veprimit të tij dhe zbatojnë detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt.

Struktura