Sektori i Inspektimit e Kontrollit Qëndror dhe Trajnimeve

Sektori i inspektimit përbëhet nga inspektorë dhe specialist. Inspektori ka përgjegjësi për inspektimin për ligjshmërinë dhe standardet metodologjike-profesionale në të gjitha institucionet ku krijohen e ruhen dokumente arkivore, sipas ligjit në fuqi “Për arkivat”, ndjekjen dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për inspektimet,  pezullon procese të punës arkivore, kur ato kryhen jashtë kërkesave të akteve ligjore e nënligjore dhe merr masa administrative dhe sanksione ligjore në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, zgjidh problematikat në fushën e arkivave në rang kombëtar, nëpërmjet përmirësimit të akteve ligjore dhe nënligjore, procedurave dhe akteve të tjera administrative,  organizon konsulta e takime në të gjithë rrjetin arkivor për mbarëvajtjen e punëve arkivore, ndihmon funksionimin e komisioneve të ekspertizës në DPA dhe institucionet qëndrore, zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt. Specialisti mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë AQSH-së dokumentet e krijuara prej tyre, në afatin e parashikuar nga ligji, asiston e kontrollon përpunimin e dokumenteve të institucioneve të administratës qendrore, që përgatiten për t’u dorëzuar në AQSH, mbikqyr projektet e përpunimit tekniko-shkencor të dokumentacionit të gjendur në AQSH, nga punonjësit e institucioneve në veprim, në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe. Përgatit planet e punës, kontrollon zbatimin e tyre, udhëzon dhe këshillon zgjidhjen e problematikave gjatë procesit të përpunimit tekniko-shkencor deri në dorëzimin në vendruajtje me inventarë dhe plotëson detyrimet e tjera që rrjedhin nga marrëveshja dypalëshe me institucionet,  zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt ose Drejtori i Përgjithshëm, mban kontakte pune dhe zyrtare me institucionet që ligji i detyron të dorëzojnë si pasuri kombëtare pranë AQSH-së dokumentet e krijuara prej tyre, në afatin e parashikuar nga ligji, Asiston e kontrollon përpunimin e dokumenteve të institucioneve të administratës qendrore, që përgatiten për t’u dorëzuar në AQSH, organizon, menaxhon dhe zhvillon seminaret për kualifikimin e arkivistëve dhe të punonjësve të sekretari-arkivave të institucioneve shtetërore, në koordinim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, inspektorët rajonalë dhe lektorët dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt ose Drejtori i Përgjithshëm.

Struktura