24/4/2024

Dita e Verës sjell gëzim të kulluar në shtëpinë e çdo shqiptari.

Kur troket vera, i madh dhe i vogël ndihet i bekuar dhe mirënjohës për natyrën rrëzëllitëse të Shqipërisë sonë. ☀️🇦🇱
Në këtë Ditë Vere, që erdhi hareshëm në kryeqytet, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) nuk ngurroi t’i bashkohej festës. 🥳 🌼 Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Promovimit të Qytetit (Bashkia Tiranë), DPA-ja ka prezantuar ekspozitën dokumentare dhe fotografike "Këngë moj, ku e ke folenë".
Në shesh, në pikëtakimin e organizimeve të shumta për këtë ditë festive, mes dashamirësve të artit, të kulturës, si edhe qytetarëve të shumtë, u shpalos repertori i larmishëm i këngës shqiptare. Duke gërshetuar notat epike, lirike dhe rinore, Arkivat këndojnë dhe gëzojnë bashkë me ju, për mbërritjen e stinës së re, që do të sjellë ripërtëritjen e shumëpritur. 🌸🌺

Ky aktivitet vjen në kuadër të angazhimit të pandërprerë të DPA-së në promovimin e pasurisë dokumentare dhe fotografike të kombit.
*Shprehje e Faik Konicës.
#ArkivatFrymëzojnë
#ArkivatKujtojnë
#EXPO
#DitaeVerës
#AQSH
#FototekaAQSH