Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është drejtuesja rrjetit arkivor kombëtar në Republikën e Shqipërisë. Arkivi Qendror Shtetëror dhe Arkivat Shtetërorë Vendorë janë në varësi administrative dhe profesionale të DPA-së. Ndërkaq, arkivat e tjera janë në varësi metodologjike e profesionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Këto arkiva janë Arkivat e Sistemit dhe Arkivat e Tipologjisë, si arkiva të përhershme dhe sekretari-arkivat e të gjitha autoriteteve publike e institucioneve shtetërore në Shqipëri. Ky rrjet, ruan, përpunon, administron dhe shërben Fondin Arkivor Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
Arkiva të Sistemit
(arkivat shtetërore të sistemit që funksionojnë në mënyrë të përhershme pranë institucioneve qendrore fondkrijuese)
- Arkivi i Shërbimit Informativ Shtetëror
- Drejtoria e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme
- Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura
- Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor
- Arkivi i Ministrisë Punëve të Brendshme
- Arkivi i Kuvendit të Shqipërisë
- Arkivi i Presidentit të Republikës
- Arkivi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore
- Autoriteti për Informimin mbi Dokumentat e Ish-Sigurimit të Shtetit
Arkiva Private
(arkiva të licensuara për të ushtruar veprimtarinë e arkivit privat)
Albanian Archives shpk
Vendim Nr.7, datë 29.07.2020 i Këshillit të Lartë të Arkivave
Licencë Aktive
Vendim Nr.7, datë 29.07.2020 i Këshillit të Lartë të Arkivave
Licencë Aktive