17/9/2023

Butrinti, nga zbulesa deri në socializëm

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me Parkun Kombëtar të Butrintit, ka prezantuar një ekspozitë mbi historikun e këtij qyteti të lashtë, si edhe mbi zhvillimin e tij përgjatë shek. të XX-të.

Në zemrën e kësaj zone të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike, turistë të shumtë nga vende të ndryshme të botës, mundën të shikonin nga afër dokumente dhe imazheqë shpalosnin historikun Butrintin, prej gjenezës e gjer në socializëm.

Mes materialeve të përzgjedhura të Arkivit Qendror Shtetëror (AQSH), gjendeshin ndër të tjera imazhe të teatrit, të tempullit të Asklepit, të statujave të gjetura nga gërrmimet arkeologjike, si edhe dokumentet e poshtëlistuara:

📌

Raport i Luigi Ugolini-t drejtuar Ministrisë së Arsimit, ku përshkruan veprimtarinë e misionit arkeologjik italian për vitet 1924-1931;

📌

Korrespondencë mes drejtorit të Muzeut Kombëtar dhe Ministrisë së Arsimit, ku shprehet pakënaqësia ndaj raportit të kreut të misionit arkeologjik italian;

📌

Sekretari i parë i PPSH-së miraton propozimin për mbjelljen e ullinjëve në masivin kodrinor të Ksamilit, janar 1969;

📌

Ministria e Bujqësisë merr përsipër ndërtimin e banesave të punëtorëve që do të vendoseshin në Ksamil;

📌

Vendimi i Këshillit të Ministrave për krijimin e kushteve të përshtatshme të jetesës për vullnetarët që do të punonin në Ksamil;

📌

Miratimi i Presidiumit të Kuvendit Popullor për krijimin e fshatit të Ksamilit etj.

Promovimi i pasurisë dokumentare të kombit është një nga pikërendesat në veprimtarinë e DPA-së.