11/9/2023

Zilet ranë! Kalamaja, filloi shkolla!!

Me rastin e nisjes së vitit shkollor 2023-2024, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “7 Marsi”, ka paraqitur një ekspozitë mbi ecurinë ndër vite të sistemit arsimor në Shqipëri.

Në pritje të uljes së siparit të vitit mësimor, nxënës, prindër dhe mësues, patën mundësinë të vrojtonin dokumente dhe imazhe që rrëfenin trajektoren e përshkuar nga institucionet e arsimit publik në vend.

Mes materialeve të përzgjedhura nga Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH), gjendeshin: dëftesa aftësie për mësuesit, dëftesa shkollore, mandate pagesash të Ministrisë së Financave për pagat mujore të personelit mësimor, urdhër të inspektorëve të arsimit për ndryshimin orarit të mësimit etj.  Ndërsa, fotot pasqyronin stafet pedagogjike dhe nxënësit e shkollave fillore të Tiranës, të shkollës shqiptare-amerikane, të Institutit “Qiriazi” etj.  

DPA-ja u uron nxënësve dhe mësuesve nga mbarë vendi një vit sa më të mbarë shkollor!