22/11/2024
60-vjetori i Muzeut Historik të Pogradecit
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit , ka paraqitur një ekspozitë që demonstron rrugëtimin prej 6 dekadash të Muzeut Historik të Pogradecit.
Në këtë aktivitet, të zhvilluar në Qendrën Kulturore të qytetit, morën pjesë kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, kryetari i Këshillit të Qarkut të Korçës, Erion Nexhipi dhe qytetarë të shumtë, të cilët patën mundësinë të njiheshin me imazhe dhe dokumente arkivore, që shpalosin informacione mbi ecurinë e veprimtarisë së institucionit lokal të kujtesës.
Ky aktivitet vjen në vazhdën e bashkëpunimit të DPA-së me organet e pushtetit vendor, si edhe të angazhimit të saj për promovimin e trashëgimisë dokumentare kombëtare.