10/8/2024

Delvina në dokumentet arkivore

Me rastin e zhvillimit të Panairit "Traditë, Kulturë, Shije Delvinjote", Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Bashkinë e Delvinës, ka prezantuar ekspozitën “Delvina në dokumentet e AQSH-së".

Në çeljen e kësaj ekspozite dokumentare dhe fotografike shfaqur në sheshin "Sulejman Delvina", qenë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Z. Ardit Bido, kryebashkiaku i Delvinës, Z. Besmir Veli, kryetari i Qarkut Vlorë, Z. Ervis Moçka, dashamirës të historisë dhe qytetarë të shumtë.

Publiku vendas dhe pushues të shumtë sezonalë, patën mundësinë të mësonin mbi historikun e Delvinës dhe veprimtarinë atdhetare të disa prej figurave të rangut lokal. Mes dokumenteve të përzgjedhura, bënin pjesë të poshtëlistuarat:

-Të dhëna nga kërkimet arkeologjike në rang krahinor;

-Shënime të Imamit Zejnel Hamza rreth kontributit të tij në përhapjen e alfabetit shqip në krahinën e Çamërisë;

-Të dhënat mbi personalitetet, shkrimtarët, mirëbërësit dhe gratë e shkolluara në rang krahinor;

-Telegrame nga Himara dhe Vunoi dërguar kryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë H. Delvina, prej të krishterëve të këtyre zonave, që e falënderojnë për ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë;

-Njoftime të Kishës Autoqefale për çështje të ndryshme;

-Pamje nga qyteti Delvinës dhe zonat përreth.