24/12/2024

DPA mirëpret Arkivin e Bosnjes dhe Hercegovinës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) mirëpriti në një vizitë delegacionin e Arkivit të Bosnjes dhe Hercegovinës.

Kreu i DPA-së, Ardit Bido, zhvilloi një takim me përfaqësuesin e arkivit boshnjak, Hajrudin Ćuprija, si dhe me një grup specialistësh të institucionit simotër, të cilët patën mundësinë të njiheshin me procesin e digjitalizimit në DPA. Në këtë takim, që vjen pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit, palët theksuan domosdoshmërinë e ndërtimit të urave lidhëse për të shkëmbyer dijet, përvojat dhe dokumentet me interes të ndërsjellë.

Përgjatë qendrimit, vizitorët asistuan në fragmente nga puna e Sektorit të Digjitalizimit, që me skanimin e deritanishëm të rreth 20 milionë dokumenteve, ka garantuar integritetin optimal të materialeve arkivore dhe vënien e tyre në shërbim sipas tempit të erës digjitale.