21/8/2024

Krumë, DPA-ja shfaq ekspozitën për veshjet popullore

Në përgjigje të interesit të lartë të publikut, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) është ndalur kësaj herë në Krumë për të paraqitur ekspozitën fotografike “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve”.

Në bashkëpunim me Bashkinë e Hasit, shfaqëm për qytetarët një sërë imazhesh që diktojnë veçoritë dhe shumëllojshmërinë e kostumografisë popullore të trojeve shqiptare.

Kjo ekspozitë e ka patur premierën në Gjirokastër, me rastin e edicionit të XI-të të Festivalit Folklorik Kombëtar. Ndërkaq, është shfaqur edhe në Tepelenë, në Shkodër, në Korçë, në Krujë, në Durrës, në Kallarat, në Tropojë dhe do të vijojë këtë tur shëtitës në qytete të tjera.