25/7/2024

“Partizani i vogël Velo” premierë 4K në DPA

Në ekranin e Kinemasë Verore të Drejtorisë sëPërgjithshme të Arkivave (DPA) u shfaq për herë të parë në cilësinë maksimaletë figurës një prej filmave ikonikë të kinematografisë shqiptare, “Partizani ivogël Velo”.

 

Në praninë e Drejtorit të Përgjitshëm të Arkivave, Z.Ardit Bido, Drejtoreshës së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), Znj.Marinela Ndria, dhjetëra studentëve, nxënësve, veteranëve dhe përfaqësuesve tëShoqatës së Dëshmorëve të Atdheut, DPA-ja ekranizoi filmin e radhës që rrëfenpërpjekjet e shqiptarëve për çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashist. Nëkëtë aktivitet, mori pjesë edhe një prej aktorëve protagonistë të filmit, Z.Eduart Çala, i cili në fjalën e tij të rastit, e vlerësoi këtë nismë si tërëndësishme në fushën e kulturës vendase.

 

“Partizani i vogël Velo” i regjisores Xhanfise Keko nëvitin 1980 është realizimi i katërt kinematografik që transmetohet në KinemanëVerore pranë DPA-së, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqurnë kuadrin e Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit. Me rastin e këtijpërvjetori jubilar, DPA-ja ka shprehur angazhimin që përmes një sezoni tëngjeshur artistik, të inkurajojë të rinjtë të njohin të kaluarën historike tëShqipërisë.

 

Në vazhdën e kësaj nisme, që gëzon bashkëpunimin eArkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF), do të shfaqen në Kinemanë Veroretë DPA-së të tjera realizime filmike, në shenjë përkujtese të betëjës së tëparëve për liri. Në mesin e filmave që do të shfaqen deri në mbyllje të këtijsezoni në muajin nëntor, gjenden titujt: “Mëngjese lufte”, "Yjet e netëvetë gjata”, “Njeriu me top”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Malet me blerimmbuluar”, “I teti në bronz”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”.

 

Për ndjekjen e secilit prej filmave, të interesuaritduhet të kryejnë rezervimin falas të ulëses së tyre, duke iu drejtuar adresësteater.arkiva.gov.al. Në këtë faqe, nevojitet të kryhet përzgjedhja e filmit,si edhe depozitimi i gjeneraliteteve (emër dhe mbiemër) dhe i postëselektronike.