DPA shfaq ekspozitën shëtitëse në Berat
Një prej ekspozitave më të lakuara të Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” vjen sërish pranë publikut dashamirës të trashëgimisë kulturore.
Në bashkëpunim me Qendrën Muzeore të Beratit, DPA-ja kreu në qytetin e një mbi një dritareve një retrospeksion në trashëgiminë kulturore të Shqipërisë përmes narrativës së celuloidit.
Në Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, të interesuar të shumtë, vendas dhe turistë, patën mundësinë të vrojtonin imazhe që shpalosin kostumografinë e larmishme të trevave shqiptare.
Mes materialeve të përzgjedhura të DPA-së, gjendeshin imazhe të figurave të rëndësishme historike nën petkun e veshjes popullore (prijës fisnorë, njerëz të letrave, mbrojtës të trojeve amtare), burra, gra dhe fëmijë me kostume popullore të trevave në jug dhe në veri të vendit, si edhe në Shqipërinë e Mesme.