7/11/2024

Ekspozita shëtitëse e DPA-së në Peshkopi

Një prej ekspozitave më të lakuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA), “Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve” rikthehet pranë publikut dashamirës të trashëgimisë kulturore.

Në përgjigje të interesit të shprehur prej shkollës 9-vjeçare “Hasan Leka”, DPA-ja u ndal në qytetin e Peshkopisë për të grishur të pranishmit në një prapavështrim në trashëgiminë kulturore të Shqipërisë përmes celuloidit.

Mes materialeve të përzgjedhura të DPA-së, nxënësit patën mundësinë të vrojtonin imazhe që shpalosin kostumografinë e larmishme të trevave shqiptare.