19/11/2024

DPA prezanton 5 botimet më të reja studimore

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) kaprezantuar 5 botimet më të reja studimore, që trajtojnë tematika historike dhetë lëmit të arkivistikës.

 

E rikthyer pas një periudhe të gjatë mungese në funksionine botueses periodike, DPA-ja sjell për të tretin vit radhazi studime mbiperiudha dhe figura të rëndësishme në historinë e vendit, si edhe mbimetodologjinë arkivore në hapësirën shqiptare. Të pranishëm në këtë aktivitetishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, përfaqësuesi i AgjencisëShtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), Bekim Aliu, akademikë, anëtarë tëKëshillit të Lartë të Arkivave (KLA), si dhe arkivistë e studiues të fushavepërkatëse.

 

Në fjalën e tij hapëse, Bido u shpreh se këto botimejapin një kontribut në historiografinë shqiptare, duke bërë me dije se në vitine mëpasshëm, DPA-ja do të publikojë edhe një udhërrëfyes arkivor, për të orientuarstudiuesit në procesin e kërkimit online. “Në pesë botimet e këtij viti, janëtre permbledhje dokumentesh, një monografi dhe revista ‘Arkivat Shqiptare’. Përshkak të mungesës së mundësive për të lëvruar një shkencë të veçantë, siç ështëarkivistika, kemi vendosur të bashkojmë energjitë me Agjencinë Shtetërore tëArkivave të Kosovës për të zhvilluar një Konferencë periodike të Përbashkët të Arkivistikësperiodike, që është mbajtur përreth trevave shqiptare. Vitin në vijimfokusi do të jenë udhërrëfyesit arkivorë që do të lehtësojnë punën estudiuesve, pasi tani është e nevojshme. Deri dje, studiuesit drejtoheshin nëSallën e Studimit në Tiranë, por në 4 vitet e fundit, me hapjen e KëndeveArkivore në rrethe, brenda dhe jashtë vendit, asistenca e specialistëve tëarkivit nuk është e mundur. Për më tepër, prej një muaji, kemi prezantuar Sallëne Studimit Online dhe na rezulton se pavarësisht rritjes së kërkesave përdokumentet e shërbyera me 227 %, situata është e përballueshme. Në këtë kuptim,të gjithë mjetet e informimit arkivor, marrin rëndësi të veçantë”, vlerësoi Bido.

 

Në fjalën e tij përshëndetëse, Aliu vlerësoibashkëpunimin e vijueshëm me DPA-në në publikimin e përvitshëm të revistës “ArkivatShqiptare”, e cila përfaqëson një produkt kulturor përtej kufijve shtetërorë. “Bashkëpunimiynë është i ndërsjelltë. Besoj se do të vazhdojmë gjithmonë kështu. Sa i përketbotimit tonë të përbashkët ‘Revistës Arkivore’, është e vërtetë që kemitrajtuar edhe aty shumë tema historike. Por, me procesin e digjitalizimit,është krijuar mundësia për përgatitjen e temave të tjera që lidhen mearkivistikën,” u shpreh Aliu.

 

Katër prej botimeve të publikuara rishtas vijnë nëtrajtën e punimeve monografike ose të përmbledhjeve të dokumenteve rrethpersonaliteteve dhe zhvillimeve historike. Studiuesi Sokol Çunga, autor ibotimit “Jani Vreto, korrespondencë me Sotir Kolean”, u shpreh se vlera eshtuar e këtij publikimi është korrespondenca e letrave të dorëshkruara ngaveprimtari i Rilindjes për ish-drejtuesin e Bibliotekës Kombëtare. “Ky nukështë botimi i parë mbi figurën dhe veprimtarinë e Jani Vretos. Por, në këtëbotim kemi një vëllim korrespondence letrash të dërguara nga Jani Vreto përSotir Kolean. Është i shkruar me dorë në alfabetin e Stambollit dhe i dërguarkryesisht nga Bukureshti dhe më pas nga Athina. Kjo përmbledhje dokumenteshsynon të tregojë çfarë ka ndodhur dhe arsyet përkatëse të disa ngjarjeve tërëndësishme për Shqipërinë”, tha studiuesi Çunga.

 

Në fjalën e saj, studiuesja Elsa Saka, bashkautore e botimit“Lëvizja e Qershorit 1924 në dokumentet arkivore”, së bashku me studiuesin FatjonBalliu, theksoi se ky punim që përkon me përvjetorin jubilar të një ngjarjeje historikepolarizuese, synon t’u vijë në ndihmë studiuesve, përmes paraqitjes së fakteveme neutralitet. “Ky botim vjen në kuadër të 100-vjetorit të Lëvizjes sëQershorit. Disa e kanë quajtur ‘revolucion’, disa ‘grusht shteti’, si dy termaqë qendrojnë përballë njëri-tjetrit. Sot e kësaj dite, ka ende dilema mes studiuesve mbi këto terma. Por, nekemi qendruar neutralë, duke sjellë fakte nga ngjarjet e qershorit 1924. Kemi përzgjedhurpër të pasqyruar ato dokumente, që i vijnë në dobi studiuesve apo të apasionuarëvepas historisë, të krijojnë një ide të qartë mbi Lëvizjen e Qershorit”, tha studiuesjaSaka.

 

Ndërsa, studiuesjaBrisejda Lala, bashkautore e botimit “Dokumente mbi praninë e hebrenjëve nëShqipëri, 1939-1945”, së bashku me studiuesin Florin Zyberaj, tha se përcjelljae dëshmive historike për strehimin e hebrenjëve nga familjet shqiptare gjatëLuftës së Dytë Botërore, i shërben ndër të tjera evidentimit të vlerave shoqërore.“Është një temë shume e rëndësishme për historinë e vendit tonë, për shkak seende na bën krenarë, duke vënë në dukje vlerat e popullit tonë. Mesfondit të gjerë të dokumenteve të DPA, do të veçoja disa prej dokumenteve tëprodhuara nga pushtuesit për politikat antisemite, por edhe të organeve tëpushtetit lokal, që tregojnë konvertimin në religjone të tjera dhe pajisjen medokumente të tjera identifikimi për t’i shpëtuar përndjekjes”, tha studiuesjaLala.  

 

“Me këtë botim,Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave plotëson serinë e studimeve mbi arkivin,nga kohët e lashta deri në ditët tona. Është mbështetur në literaturë të gjerë,por duke patur në fokus dokumentet që gjenden në DPA. Kjo periudhë ështëtrajtuar pak dhe në mënyrë fragmentare. Nis me vendosjen e plotë tëadministratës osmane në trojet tona në vitin 1506 e deri në shpalljen ePavarësisë, në vitin 1912. Megjithatë, këto kufij nuk e kanë kufizuar autorinqë të rrëmojë edhe në kohët e lashta, duke marrë në konsideratë edhe gjetjetarkeologjike mbi fushën”, shpjegoi drejtori i Inspektimeve dhe Trajnimeve nëDPA, Dr. Endrit Musaj, mbi botimin e monografisë së studiuesit Kujtim Nuro,“Arkivat Shqiptare 1506-1912”.

 

Për të tetin vit,bashkëpunimi mes DPA-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK)kurorëzohet me botimin e numrit të radhës së revistës “Arkivat Shqiptare”. Kypublikim, që është i vetmi në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare,përmbledh punimet periodike të studiuesve dhe të arkivistëve nga Shqipëria, Kosova,Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të prezantuara në Konferencat Mbarëkombëtaretë Arkivistikës. Kjo revistë i mundëson çdo arkivisti apotë interesuari që të thellohet në disiplinën e arkivistikës, si shkencë tëmëvetësishme nga historia apo nga shkencat e tjera të përafërta.  ka një origjinë të hershme në botimet evazhdueshme të institucioneve homologe përgjatë 60-vjetëve të fundit.

 

Botimet e prezantuara së fundmi, vijnë në përgjigje tëthirrjes periodike të DPA-së adresuar çdo të interesuari të bashkësisëshkencore, për të përgatitur studime mbi një larmi temash në rrafshe tëndryshme të veprimtarisë publike.