"Jeni gati për shkollë?", ekspozita e DPA-së në nisje të vitit shkollor
Me rastin e nisjes së vitit shkollor 2024-2025, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA), në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “7 Marsi”, ka paraqitur një ekspozitë mbi ecurinë ndër vite të sistemit arsimor në Shqipëri.
Në pritje të uljes së siparit të vitit të ri mësimor, nxënës, prindër dhe mësues, patën mundësinë të vrojtonin dokumente dhe imazhe që rrëfenin trajektoren e përshkuar nga institucionet e arsimit publik në vend.
Mes materialeve të përzgjedhura nga DPA-ja, gjendeshin:
- Dëftesa aftësie për mësuesit dhe dëftesa shkollore;
- Mandate pagesash të Ministrisë së Financave për pagat mujore të personelit mësimor;
- Urdhër të inspektorëve të arsimit për ndryshimin orarit të mësimit etj.
Pjesë e ekspozitës ishin edhe një galeri fotografish që pasqyronin stafet pedagogjike dhe nxënësit e shkollave fillore të Tiranës, të shkollës shqiptare-amerikane, të Institutit “Qiriazi” etj.