2/9/2024

Himara në dokumentet arkivore

Në mbyllje të këti jsezoni veror, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) u ndal në një prej perlave joniane, për të sjellë pranë pushuesve ekspozitën dokumentare dhe fotografike "Himara në dokumentet e Arkivit QendrorShtetëror". Në bashkëpunim me Bashkinë e Himarës, DPA-ja shpalosi përgjatë shëtitores së qytetit një rrëfim mbi bukurinë e përveçme të rivierës dhe veprimtaritë publike të atyshme, në gjysmën e parë të shek. XX.

 

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, z. Ardit Bido, kryetari i Bashkisë Himarë, z. Arqile Bollano, administratori i qytetit të Himarës, z. Andrea Goro, si edhe banorë, turistë dhe të interesuar të shumtë. Mes materialeve të përzgjedhura për ekspozim, bënin pjesë:

 

📌Kërkesa e vitit 1922 për krijimin e Bashkisë së Himarës, gjer asokohe Nënprefekturë e Vlorës;

📌Korrenspondenca mes banorëve të zonës dhe autoriteteve shtetërore mbi probleme të përgjithshme;

📌Kërkesa për rindërtimin e skelës së portit;

📌Kërkesa për krijimin e një flote kombëtare tregtare.

 

Përmes prezantimit të ekspozitave, DPA-ja synon promovimin e pasurinë dokumentare kombëtare dhe njohjene së shkuarës, duke frymëzuar një të nesërme shpresëplotë.