28/8/2024

Thirrje për botim artikujsh në revistën “Arkivat Shqiptare”

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) shpall thirrjendrejtuar studiuesve dhe arkivistëve në mbarë trojet shqiptare, për të dorëzuarpunimet e përgatitura për botimin e revistës “Arkivat Shqiptare”.

 

Në vazhdën e një tradite tashmë solide, DPA-ja do tëkurorëzojë bashkëpunimin e vijueshëm me Agjencinë Shtetërore të Arkivave tëKosovës (ASHAK) dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore tëShqiptarëve në Shkup (ITSHKSH), me publikimin e numrit të radhës të revistës“Arkivat Shqiptare”. Ky botim përmbledh trajtesat e studiuesve dhe tëarkivistëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

 

Synimi i këtij publikimi, është lëvrimi i lëmit tëarkivistikës si shkencë e posaçme, e mëvetësuar nga historia apo shkencat etjera të përafërta. Në këtë numër të revistës, do të përfshihen punime mbiproblematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin einfrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës sëarkivave në realitetin e sotëm.

 

Në përgjigje të kësaj thirrjeje, ekspertët, arkivistët,studiuesit e arkivave të rrjeteve arkivore kombëtare, përfshirë edhe pjesëmarrësitnë punimet e Konferencës së VIII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duhet të dërgojnëpunimin e tyre drejtpërdrejt në aplikacionin botime.arkiva.gov.al, deri më datë15 shtator.

 

Nëpërmjet revistës “Arkivat Shqiptare”, që është evetmja e llojit të vet në mbarë trojet shqiptare, mundësohet shkëmbimi i përvojavedhe bashkëndarja e rezultateve të arkivistikës në nivel kombëtar.