Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Tiranë dhe Durrës është në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Arkivave Shtetërorë Vendorë dhe përbëhet nga specialistë-arkivistë dhe administrator dokumentesh. Specialisti arkivist ka për detyrë të realizoj në kohë kërkesat e punonjësve të DPA-së dhe studiuesve me dokumente origjinale, sipas rregullores së shfrytëzimit të dokumentacionit, zëvendëson dosjet dhe kutitë e dëmtuara sipas metodologjisë arkivore, identifikon dokumentet e dëmtuara, administron e mban përgjegjësi për mjediset e vendruajtjes dhe mirëmban bazën materiale dhe kancelarike të nevojshme për kryerjen normale të funksioneve të sektorit dhe më gjerë, sipas përcaktimeve në normat tekniko-profesionale e rregulloret e tjera, bashkëpunon me punonjësit e DPA-së për realizimin e veprimtarive të ndryshme të institucionit në shkallë kombëtare, merr në dorëzim dokumente me afat ruajtjeje përgjithmonë nga institucionet vendore, nëpërmjet inspektorëve rajonalë, sipas ligjit për arkivat, bën regjistrimin e dokumenteve të dhuruara e dorëzuara, si dhe dokumenteve të ardhura jashtë institucionit, harton inventarët e fondeve arkivore të ASHV-së përkatëse, zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt. Administratori i dokumenteve ka për detyrë të skanoj ose fotokopjoj dokumente origjinale sipas urdhrave të punës të studiuesve, të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm dhe kërkesave të punonjësve të AQSH-së, që merren me problem pronësie, gjithashtu Shpluhurizon kutitë e fondeve arkivore që administrohen në vendruajtjen e AQSH-së dhe në Shkozë, merret me plotësimin e regjistrave me të dhënat e fondeve të hyra në vendruajtjen e ASHV dhe regjistrimin e dosjeve të dhëna për shfrytëzim, me matjet e temperaturave dhe lagështirës në mjediset e ruajtjes së dokumenteve në ASHV dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt.
Struktura
- Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror
- Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror
- Sektori i Dokumentacionit Përpara Vitit 1944
- Sektori i Dokumentacionit Pas Vitit 1944
- Sektori i Ruajtjes së Dokumentacionit
- Sektori i Ish-Arkivit të PPSH-së
- Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve
- Drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve
- Sektori i Inspektimit e Kontrollit Qëndror dhe Trajnimeve
- Sektori i Inspektimit dhe Kontrollit Rajonal
- Drejtoria e Komunikimit
- Drejtoresha e Komunikimit
- Sektori i Edukimit dhe Botimeve
- Sektori i Promovimit dhe Muzeut
- Sektori i Sallës së Studimit dhe Bibliotekës
- Sektori i Kërkesave Social Juridike
- Drejtori i Arkivave Shtetërore Vendore
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Tiranë dhe Durrës
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Fier, Vlorë dhe Gjirokastër
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Elbasan, Berat dhe Korçë