Sektori i Ish-Arkivit të PPSH-së

Kryen ruajtjen, përpunimin, administrimin dhe shërbimin e dokumentacionit të ish- Arkivit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.: Parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike. Kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre sipas plan- evidencave mujore. Mbikëqyr klasifikimin dhe përpunimin tekniko-shkencor të dokumenteve, ndarjen në fond, vit, strukturë, krijimin e njësisë së ruajtjes, organizimin e brendshëm dhe përshkrimin e titullit, në përputhje me normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSH. Propozon skemat e reja të klasifikimit për miratim te drejtori i AQSH-së, kur këto mungojnë. Kontrollon përpilimin e inventarëve të fondeve, duke plotësuar kërkesat e parashikuara, deri në dorëzim në depo të fondit të përpunuar. Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo drejtorin e AQSH-së. Mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme. Mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin e AQSH-së për mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura. Mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës. Përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton te drejtori i AQSH-së për disiplinën e punës në sektor. Përgatit materialet për mbledhjen e Komisionit të Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Dokumenteve, që kanë hyrë të klasifikuara në arkiv. Administron dokumentet që ka në përgjegjësi të drejtpërdrejtë në vendruajtje, duke kryer të gjitha shërbimet, sipas rregullave të AQSH-së. Drejton, kontrollon dhe ndihmon punonjësit e sektorit për realizimin e kërkesave për shërbimin e dokumenteve origjinale, në mikrofilm si dhe fotokopje të tyre. Kryen detyra që i ngarkohen për plotësimin e kërkesave të studiuesve, institucioneve dhe qytetarëve, në përputhje me rregulloren e shfrytëzimit të dokumenteve arkivore dhe në bashkëpunim me sektorin e shërbimit të dokumentacionit. Harton plane pune për zhvendosjen e fondeve shumë të kërkuara nga kërkues/studiues nga vendruajtja e Shkozës në AQSH, si dhe për zhvendosjen e fondeve më pak të kërkuara apo të papërpunuara nga AQSH në vendruajtjen Shkozë, si dhe ndjek me përgjegjësi evakuimin e fondeve. Drejton, kontrollon dhe ndihmon punonjësit e sektorit për digjitalizimin e materialeve audio-video që janë pjesë e këtij sektori. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

Struktura