Sektori i Shërbimeve të Brendshme

Sektori i shërbimeve të brendshme përbëhet nga specialist, teknik, shofer dhe punonjësit e pastrimit. Specialisti i shërbimeve të brendshme ndjek në vijimësi mirëmbajtjen dhe gatishmërinë teknike të mjeteve të transportit dhe monitoron lëvizjet e tyre dhe përdorimin e karburantit,  harton dhe ndjek zbatimin e grafikëve të shërbimit e pastrimit nga personat e caktuar, ndjek mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve të zyrave, të higjenës në godinën e DPA-së, bën identifikimin, inventarizimin dhe verifikimin e të gjitha pronave të paluajtshme të administruara nga DPA, hartimin e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin e tyre në ZRPP-të përkatëse dhe përgatit dosjet për çdo prone dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt ose Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Punonjësit mbështetës të Sektorit, përkatësisht tekniku, shoferët dhe pastruesit, kryejnë detyrat e përcaktuara në kontratën individuale të punës, në përputhje me planin dhe nën mbikqyrjen e specialistit të shërbimeve.

Struktura