Sektori (Laboratori) Qëndror i Restaurimit

Sektori (Laboratori) Qëndror i Restaurimit përbëhet nga përgjegjësi i sektorit, specialist dhe restaurator dokumenta. Përgjegjësi i Sektorit (Laboratorit) Qëndror të Restaurimit parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike, kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre sipas plan- evidencave mujore,  shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm, mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme, mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin e përgjithshëm për mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura, mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës,  përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton tek drejtori i përgjithshëm për disiplinën e punës në sektor, harton planin e punës mujor dhe punon për zbatimin e tij pas miratimit në shkallë hierarkike, si dhe raporton te eprori direkt për problematika të hasura gjatë procesit të punës dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Specialisti në Laboratorin Kimik në AQSH kryen verifikimin fizik të dokumenteve që merren në laborator dhe pajisjen me fletë vërtetimi për dosjet, bëjnë evidentimin e dokumentave të dëmtuara duke i klasifikuar sipas shkakut të dëmtimit, bëjnë pastrimin e dokumenteve nga të gjitha mbishtresat e huaja që sjanë pjesë e dokumentit, bëjnë shplurëzimin fizik të dokumenteve që trajtohen, trajtimin kimik antimykotik,  trajtimin kimik të dokumenteve duke kryer procesin e deacifikimit, bën lidhjen e mjeteve të informacionit (inventarëve), bashkëpunon me punonjësit e të gjithë sektorëve për evidentimin e dokumenteve të dëmtuara dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direct dhe Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave. Restauratori restauron okumentet me shkallë të lartë dëmtimi, bën kollaritjen e dokumentit me metilcelulozë për vitalizimin e tij, bën shtrirjen e dokumentit me presë me metodën e lagështimit duke e vendosur çdo dokument midis filtrave dhe më pas në presë, Arnon dokumentet me plotësimin e pjesëve të dëmtuara me letër restaurimi, Përforcon dokumentet me letër japoneze mbas procesit të arnimit, bën laminim të dokumenteve duke bërë plastifikimin me bifiks dhe sereks, në rastet kur dokumenti është në shkallën më të lartë të dëmtimit dhe zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga eprori direkt dhe Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave.

Struktura