Sektori i Buxhetit dhe Financës

Parashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike.

Shpërndan punën mes specialistëve të sektorit në përputhje me legjislacionin dhe rregulloren e brendshme të institucionit dhe informon Drejtorin e Përgjithshëm apo drejtorin e DFSHM-së.

Mbikëqyr dhe udhëzon specialistët, në lidhje me detyrat e ngarkuara dhe jep mbështetje dhe këshillim për problematika të ndryshme. Implementon dhe zbaton procedurat e lidhura me veprimet që gjenerojnë shpenzime/të ardhura dhe garanton përputhshmërinë me ligjin. Organizon mbarëvajtjen e punës për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm (PBA) e vjetor. Ndjek zbatimin e buxhetit vjetor të institucionit dhe të gjitha vendimet me efekte financiare.

Kontabilizon shpenzimet dhe plotëson pasqyrat financiare sipas ligjit brenda vitit financiar, koordinon me DRASH- të për pagesën në kohë të faturave. Përgatit bilancin vjetor dhe e dorëzon atë në afatin e përcaktuar. Ndjek debitorët e kreditorët privatë e shtetërorë, informon periodikisht një herë në tre muaj te eprorët, siguron informacion të vazhdueshëm për ecurinë e procesit.

Kontrollon dhe pranon (me firmë) faturat e shpenzimeve/ të ardhurave të ndryshme të kryera për nevoja të institucionit. Organizon dhe ndjek procedurat e inventarizimit për të gjitha asetet një herë në vit, sipas procedurave ligjore. Raporton për realizimin e buxhetit tek eprori direkt e Drejtori i Përgjithshëm dhe dërgon realizimin e tij në institucionet përkatëse. Ndjek veprimet e llogaritarit në lidhje me deklarimet online në degën e tatimeve, si dhe pranon e konfirmon borderonë e unifikuar përpara se ajo të ekzekutohet. Kontrollon gjendjen e magazinës dhe lëvizjeve të vlerave monetare dhe materiale në përputhje me dokumentacionin përkatës dhe me legjislacionin në fuqi. Mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin e DFSHM-së mbi mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura. Mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës. Përgatit prezencën ditore dhe mujore të punonjësve dhe raporton tek drejtori i DFSHM-së për disiplinën e punës në sektor. Kontrollon dokumentacionin gjatë zhvillimit të punës duke u mbështetur në rregulla, procedura dhe politika. Implementon dhe zbaton procedurat e lidhura me veprimet që gjenerojnë shpenzime. Merr pjesë në detajimin e buxhetit vjetor dhe trevjeçar, rialokimet e buxhetit dhe kërkesat për çelje të fondit të vecantë. Kryen pagesat e shpenzimeve të institucionit në zbatim të buxhetit të institucionit dhe procedurave në fuqi brenda kohës së përcaktuar në legjislacion, akte nënligjore ose akte administrative. Kryen regjistrimin e shpenzimeve si llogari buxhetore dhe raporton tek eprorët nëpërmjet evidencave mujore dhe katërmujore. Plotëson dhe raporton evidencat për INSTAT-in. Merr pjesë në përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm dhe vjetor, përgatit pasqyrat përfundimtare të PBA-së. Ndjek zbatimin e buxhetit dhe raporton sipas legjislacionit në fuqi cdo katërmujor. Ndjek zbatueshmërinë e regjistrit të prokurimeve publike sipas zërave të buxhetit dhe raporton realizimin e tij tek eprori direkt cdo katërmujor. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt. Përgatit listëpagesat për pagat me elementet përbërëse në zbatim te strukturës organike. Plotëson borderotë sipas sistemit HRMIS, duke ndjekur kërkesat e akteve ligjore dhe nënligjore. Bën kontrollin e dokumenteve të magazinës dhe lëvizjeve të vlerave monetare dhe materiale në përputhje me dokumentacionin përkatës dhe me legjislacionin në fuqi. Përpilon vërtetimet për pagë sipas kërkesës së punonjësve. Bën deklarimin online në degën e tatimeve për cdo punonjës, ndjek borderonë e unifikuar online dhe përbërësve të saj. Ndjek marrëdhëniet me degët e sigurimeve shoqërore për raporte, paaftësi në punë, barrëlindjet dhe invaliditetin. Plotëson për sigurimet shoqërore formularin tip të pagës bazë të vlerësuar për punonjësit që dalin në pension nga 1994 deri në plotësimin e moshës. Mban marrëdhënie me bankat e nivelit të dytë, kur ka veprime në lekë ose valutë. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt.

Struktura