Sektori i Promovimit dhe KomunikimitParashikon dhe planifikon veprimtari në lidhje me detyrat vjetore të përcaktuara për sektorin, me qëllim realizimin në kohë të tyre, si dhe siguron që puna të kryhet brenda normave të përgjithshme, në afatet e përcaktuara sipas standardeve administrative dhe procedurave teknike. Kontrollon dhe monitoron veprimtaritë e sektorit në përmbushjen e tyre, sipas plan- evidencave mujore. Administron objektet muzeale të DPA-së dhe organizon e mundëson ekspozimin e tyre të vazhdueshëm, në përputhje me rregullat e ekspozimit të objekteve muzeale të DPA-së. Harton projekte për procese të ndryshme pune të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, në bashkëpunim me sektorët e drejtoritë e tjera. Mbikëqyr zbatimin e rregullores së brendshme të institucionit, me qëllim realizimin e veprimtarisë së sektorit, në përputhje me udhëzimet e dhëna dhe informon drejtorin e DEQK-së mbi mbarëvajtjen e punës apo problematikat e hasura. Mbështet kërkesat e punonjësve të rinj apo ekzistues në lidhje me mjetet materiale për ushtrimin e detyrës. Promovon pasurinë dokumentare dhe jodokumentare të DPA-së, nëpërmjet rrjeteve sociale, ekspozitave, botimeve e formave të tjera. Përgatit botimin e revistave arkivore. Bën përpunimin shkencor të pasurisë së fototekës dhe fonotekës, administron dhe përgjigjet për ruajtjen e saj dhe të aparaturave që ka në përdorim dhe kryen shërbimin e fotografive sipas kërkesave të qytetarëve, përpilon mjete informimi për fonotekën dhe fototekën dhe kryen përgjigjen e kërkesave të qytetarëve dhe institucioneve për fotografi ose materiale audio e video dhe zbaton rregullat për fototekën dhe fonotekën e DPA-së. Planifikon dhe kryen përgatitjet teknike për konferenca shkencore, simpoziume dhe çdo veprimtari tjetër shkencore. Koordinon realizimin e planit të veprimtarive midis vendit tonë dhe vendeve të tjera, konform planeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Koordinimin dhe ndjekjen veprimtarive bilaterale dhe multilaterale në fushën e arkivave, si dhe përgatitjen e propozimeve dhe informacioneve përkatëse. Ndjek dhe merr pjesë në veprimtari që lidhen me planet e bashkëpunimit dypalësh dhe përcaktimin e prioriteteve. Përgatitjen e materialeve njohëse dhe informuese, si dhe praktikave dokumentare rreth vizitave të titullarit në vendet e tjera, apo të autoriteteve të huaja në vendin tone. Përkthen në anglisht materiale të ndryshme, fakse, postën elektronike etj. Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt. Kujdeset për shpërndarjen e akteve dhe materialeve informative lidhur me aktivitetin institucional në organet e informimit publik. Merr pjesë në pritjet dhe veprimtaritë e organizuara nga DPA-ja. Komunikon me mediat për ndjekjen dhe pasqyrimin e këtyre veprimtarive. Ndjek veprimtaritë dhe bashkërendon me to punën për ruajtjen dhe promovimin e një imazhi pozitiv për DPA-në. Organizon dhe drejton konferencat për shtyp të Drejtorit të Përgjithshëm apo personave të autorizuar prej tij. Evidenton dhe përpunon pasqyrën e shtypit të përditshëm dhe javor, si dhe evidenton shkrimet e botuara në shtyp ose të transmetuara në mediat elektronike, kur trajtojnë probleme të veprimtarisë së institucionit. Bashkërendon dhe kryen përgatitjet e nevojshme në kuadër të eventeve dhe projekteve të ndryshme. Kryen detyrat e koordinatorit për të drejtën e informimit.Zbaton detyra të tjera të përcaktuara nga përgjegjësi i sektorit apo eprori direkt.
Struktura
- Drejtoria e Arkivit Qendror Shtetëror
- Drejtori i Arkivit Qendror Shtetëror
- Sektori i Dokumentacionit Përpara Vitit 1944
- Sektori i Dokumentacionit Pas Vitit 1944
- Sektori i Ruajtjes së Dokumentacionit
- Sektori i Ish-Arkivit të PPSH-së
- Drejtoria e Inspektimit dhe Trajnimeve
- Drejtori i Inspektimit dhe Trajnimeve
- Sektori i Inspektimit e Kontrollit Qëndror dhe Trajnimeve
- Sektori i Inspektimit dhe Kontrollit Rajonal
- Drejtoria e Komunikimit
- Drejtoresha e Komunikimit
- Sektori i Edukimit dhe Botimeve
- Sektori i Promovimit dhe Muzeut
- Sektori i Sallës së Studimit dhe Bibliotekës
- Sektori i Kërkesave Social Juridike
- Drejtori i Arkivave Shtetërore Vendore
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Tiranë dhe Durrës
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Fier, Vlorë dhe Gjirokastër
- Sektori i Arkivave Shtetërore Vendore Elbasan, Berat dhe Korçë